Peugeot ka lansuar edhe dy motorë të ri për modelin e saj 407 Coupe – trelitërshin V6 HDi dhe dylitërshin me katër cilindra HDi.
Trelitërshi më naftë zëvendëson atë 2.7-litërsh V6 dhe ai tanimë na është paraqitur nën kapakun e motorit të limuzinës C5 të Citroën. Motori zhvillon 240 kuaj fuqi në 3.800 rrotullime për minutë si dhe 450 Nm moment të rrotullimit prej 1.600 deri në 3.600 rrotullime në minutë.
Në të njëjtën kohë, përkundër rritjes së fuqisë motori shpenzon mesatarisht 15 për qind më pak karburant nga ai që e zëvendëson, respektivisht, sipas të dhënave të Peugeot – 7.2 litra për 100 kilometra të kaluara në ciklin e kombinuar.
I çiftëzuar me marshin prej gjashtë shpejtësish, ky motor e bën modelin 407 Coupe që deri në 100 kilometra në orë të arrijë për 7.7 sekonda si dhe i mundëson shpejtësinë maksimale prej 240 km/h.
Motori i ri 2.0 HDi megjithatë zhvillon 163 KF dhe 340 Nm moment rrotullimi, në krahasim me 136 KF i 320 Nm tek paraardhësi i tij. I çiftëzuar me marshin prej gjashtë shpejtësish ky motor ia mundëson 407 Coupe që deri në 100 km/h të arrijë për 9.1 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 220 km/h me shpenzim mesatar prej 5.2 litrash në njëqind kilometra të kaluara.