Gjiganti softuerik amerikan Microsoft ka paralajmëruar se paketa e dytë e shërbimeve (SP2) për paketën e tij të aplikacioneve të programeve Office 2007 do të paraqitet në treg më 28 prill.
SP2 sjell në Office 2007 edhe mbështetje për dokumentet e kodit të hapur në formatin ODF (Open Document Format).
Aplikacionet kryesore nga kjo paketë - Word, Excel e PowerPoint do të mbështesin dokumentet në formatin ODF, në versionin 1.1, derisa janë bërë edhe me opsionin e ri për incizimin e dokumenteve në formatet PDF e XPS.
Pos kësaj, SP2 përmban edhe disa avancime të reja siç janë versionet e përmirësuara të aplikacionit Outlook 2007 apo mundësia që raportet e krijuara në Access 2007 të kalohen në Excel 2007.