Mesfushori ofanziv i Werder Bremenit, Diego, ka pranuar se është shumë afër ta veshë fanellën bardhezi.
Braziliani është në planet e Juventusit qe një kohë të gjatë, dhe sipas të gjitha gjasave pritet që këtë sezon ai të jetë lojtar i Zonjës së Vjetër, ndërsa këtë gjë tashmë e ka konfirmuar vetë lojtari.
“Kalimi im te Juventus është shumë afër, ndërsa krejt çka ka mbetur për t’u sqaruar janë disa detaje që lidhen me ardhjen time në Itali”, ka thënë Diego në një intervistë për “La7”.