Superyllli i Milanit, Ricardo Kaka, thotë se nuk do të largohet nga Rossonerët në një të ardhme të afërt, përkundër spekulimeve të cilat e lidhin atë me një transferim luksoz te Real Madridi.
Mediat spanjolle dhe italiane vazhdimisht po flasin për mundësinë e kalimit të brazilianit në Bernabeu, sidomos nëse president i Los Blancos zgjidhet Florentino Perez.
Mirëpo Kaka, i cili gjithmonë e ka shprehur dashurinë për Rossonerët, edhe njëherë e ka përsëritur vendimin e tij për të qëndruar në San Siro.
“Dëshiroj t’u them të gjithëve se nuk do të largohem. Nuk do ta braktis Milanin!”, ka thënë Kaka për “Milan Channel”.