Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është rikthyer në garë
për të marrë shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare Lorik
Cana. Siç shkruan The Mirror, burime nga Franca kanë
zbuluar se spanjolli vazhdon të kërkojë kapitenin e Olimpique
Marseille, derisa përgatitet të humbasë mesfushorin Xabi Alonso, që
mund të transferohet në Real Madrid.
Klubi francez tashmë ka nënshkruar me dy mesfushorë të rinj, Lucho
Gonzalez dhe Stephane M’Bia, dhe qëndrimi i Canës është vënë në dyshim.
Ndërkohë klubi i fundit që ka shprehur interesim për Canën është kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, që ka ofruar 7 milionë euro.