Milani raportohet se është duke ndjekur sulmuesin brazilian të Wolfsbourgut, Grafite.
Sulmuesi 30-vjeçar ka qenë në një formë të shkëlqyeshme me klubin gjerman, duke e ndihmuar të ngritet në maje të Bundesligës, gjë që ka tërhequr vëmendjen e klubit italian.
“Jam një admirues i Serie A, ku ka shumë brazilian. Milani është një klub i shkëlqyeshëm. Kam kontratë deri në viein 2011 dhe jam i lumtur të luaj këtu, por në të ardhmen nuk i dihet... Familja ime është adaptuar mirë dhe jemi të lumtur në Wolfsburg”, ka thënë Grafite.