Chelsea dëshiron të fitojë shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar të Wolfsburgut, Edin Dzeko, mirëpo presidenti i skuadrës gjermane Jurgen Marbach, ua ka bërë të ditur Bluve se boshnjaku nuk është në shitje.
Dzeko po shkëlqen këtë sezon me liderin e Bundesligës dhe ka arritur të shënojë 25 gola në Ligën elite gjermane kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa gjasat janë të mëdha që të shpallet kampion i Gjermanisë me skuadrën e tij.
“Ai është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në sistemin tonë të lojës dhe ne dëshirojmë që ai të mbetet në skuadër”, ka thënë Marbach.
Megjithatë Wolfsburgu do ta ketë të vështirë ta mbajë Dzekon, pasi që shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për sulmuesin boshnjak.