Skuadra e Wolfsburgut ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 kundër Borussia Dortmundit në Volkswagen Arena për të vazhduar kryesimin në Bundesligën gjermane dy javë pa përfunduar Kampionati.
Heroi i Wolfsburgut në ndeshjen e të martës mbrëma ishte sërish boshnjaku Edin Dzeko, i cili shënoi dy herë në këtë përballje për t’ia siguruar tre pikë të radhës skuadrës së tij.
Dzeko shënoi njëherë në pjesën e parë (15’), me të filluar pjesa e dytë (47’) Grafite dyfishoi epërsinë, ndërsa në minutën e 85-të Dzeko shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Wolfsburgun.
Me këtë fitore Wolfsburg mban pozitën e parë me pikë të barabarta me Bayern Munichun që mban vendin dytë dhe një pikë më shumë se Hertha Berlin që gjendet në pozitën e tretë.