Lideri i Bundesligës, Wolfsburg, e ka shkatërruar skuadrën e Hannoverit, për të bërë një hap shumë të sigurt drejt titullit të Kampionatit gjerman.
Takimi i zhvilluar të shtunën në AWD Arena, ndërmjet Hannoverit dhe Wolfsburgut, ka përfunduar me fitoren skuadrës mysafire me rezultat prej 5-0.
Serinë e golave e filloi sulmuesi në top-formë, Edin Dzeko, në minutën e 14-të, ndërsa më pastaj sulmuesi tjetër në formë, Grafite, dyfishoi dhe trefishoi rezultatin pa përfunduar pjesa e parë (33’ dhe 36’).
Në pjesën e dytë Wolfsburgu shënoi edhe dy herë me anë të sulmuesit boshnjak, i cili në minutën e 53-të shënoi golin e katërt për mysafirët dhe të dytin personal, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Dzeko kompletoi hat-trickun e tij.
Me këtë fitore Wolfsburgu ka dy pikë më shumë se Bayern Munichu kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar