Arie Haan ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i kombëtares shqiptare pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikimet në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
Dorëheqja e Haan vjen pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të regjistruara nga përfaqësuesja shqiptare në ndeshjet eliminatoreve për Botërorin 2010, kundër Hungarisë në “Qemal Stafa” dhe kundër Danimarkës në fushë mysafire.
Haan ka marrë vendimin pasditen e sotme, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, gjest që ka kursyer financiarisht FSHF-në, pasi në rast të prishjes së njëanshme të kontratës, ajo do të detyrohej t'i paguante të gjitha detyrimet e parashikuara në kontratë ndaj Haan.
FSHF ende nuk ka përmendur asnjë emër konkret për të marrë drejtimin e kombëtares kuqezi, e cila renditet e pesta në Grupit 1 të eliminatoreve për kampionatin botëror.
Një nga emrat që përmendet nga mediat shqiptare është edhe ish-trajneri Hans Peter Briegel. /Top Channe