Ditët e Arie Haan në stolin e kombëtares shqiptare tashmë janë të numëruara, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Siç bën të ditur Top Channel, vendimi për të larguar përzgjedhësin e kuqezinjve tashmë është marrë, por mungon vetëm ekzekutimi i tij. Ndeshja me Danimarkën do të mbetet e fundit e Arie Haan në krye kombëtares shqiptare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet shefit të zyrës së shtypit, Tritan Kokona.
Por për të shmangur çmimin e lartë në rast të shkarkimit të tij, Federata shqiptare do të zhvillojë negociata me holandezin për të arritur një marrëveshje konsensuale.
Edhe nëse nga negociatat nuk arrihet marrëveshje deri të shtunën, duke marrë një përgjigje negative nga Haan, Federata është e vendosur t’i japë fund qëndrimit të holandezit në krye të Shqipërisë.
Atëherë në fuqi do të hyjë vendimi për shkarkimin e tij, i cili mund t’i kushtojë FSHF-së rreth 80 mijë euro