Marco van Basten ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Ajaxit, pasi nuk arriti t’i plotësojë qëllimet e klubit gjatë këtij sezoni.
Holandezi 44-vjeçar pas fundit të Euro 2008 u tërhoq nga pozita e përzgjedhësit të kombëtares së tij, për të marrë nën drejtim Ajaxin, por nuk arriti t’i realizojë qëllimet e klubit.
Si rezultat i kësaj, vendosi të japë dorëheqje dhe të largohet nga klubi menjëherë.
“Marco van Basten dhe drejtori gjeneral Rik van den Boog, kanë vendosur të ndahen nga Ajaxi. Arsye për vendimin e tyre është mossuksesi për t’i arritur qëllimet dhe ndjenë se nuk mund të vazhdojnë edhe sezonin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e klubit.
Klubin në ndeshjen e fundit kundër Twente do ta drejtojë ndihmës-trajneri John van't Schip.
Ajaxi është në pozitën e tretë të tabelës së kampionatit holandez, dhe nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.