Mesfushori francez në radhët e Bayern Munichut, Frank Ribery, thotë se ai ka shumë plane me klubin gjerman, duke dhënë kështu sinjale se nuk do të largohet nga Allianz Arena në fund të sezonit.
Ribery shpesh është përmendur me një largim nga kampioni i Bundesligës, me një varg top ekipesh evropiane të interesuara për shërbimet e tij.
“Absolutisht jo. Me Bayernin kam plane të mëdha. Do të vazhdoj të përmirësohem. Ende kemi shumë plane”, është përgjigjur Ribery në pyetjen nëse ndjen se luan në ekipin e gabuar.
Por i pyetur nëse do të dëshironte të luajë për Barcelonën, francezi nuk ka mundur të mohojë. “Sigurisht. Cili lojtar nuk dëshiron të luajë në Barcelona?”