Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, mund të kalojë te Barcelona në afatin kalimtar veror me një mega-marrëveshje dhe shkëmbim me Samuel Eto'on.
Sportmediaset.it njofton se boshnjaku me pasaportë suedeze kërkohet nga presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta, dhe është vetëm çështje kohë për të filluar bisedimet për transferimin e tij.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka njoftuar se ai do ta lejojë largimin e Ibras nëse ndonjë skuadër paguan 100 milionë euro.
Sipas mediave italiane dhe spanjolle, Barca do t’u ofrojë zikaltërve 70 milionë euro dhe sulmuesin Samuel Eto'o për të fituar shërbimet e Ibracadabras.