Sipas mediave spanjolle transferimi, transferimi eventual i Zlkatan Ibrahimovic nga Interi në Barcelona, do t’i kushtonte këtij të fundit plot 87.5 milionë euro.
Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Barcelona dhe Interi, por mediat spanjolle bëjnë të ditur se Zlatan Ibrahimovic do të jetë përforcimi i dytë i Barcelonës këtë verë.
Barcelona do t’i paguajë Interit 45 milionë euro në kesh. Në Giuseppe Meazza po ashtu do të transferohet Samuel Eto’o, të cilin Barcelona e vlerëson me 35 milionë euro, me të cilën e gjitha shuma do të arrijë në 80 milionë euro.
7.5 milionë eurot e mbetura do t’i takojnë transferimit të Alexandr Hleb, i cili po ashtu do të kalojë në Inter si pjesë e shkëmbimit me Ibrahimovic.
Gati të gjitha mediat spanjolle shkruajnë se marrëveshja në mes dy klubeve tashmë është arritur, por tash problem mbetet arritja e marrëveshjes në mes të klubeve dhe lojtarëve.
Eto’o në Inter do të fitojë po aq sa përfiton aktualisht Zlatan Ibrahimovic, rreth 12 deri në 13 milionë euro. Edhe suedezi dëshiron të ketë pagë të njëjtë edhe në Camp Nou.