Milani është duke menduar të shfrytëzojë interesimin e Bayern Munichut për Yoann Gourcuff dhe të rikthejë sërish në Itali sulmuesin Luca Toni.
Bayern është duke e monitoruar sezonin e suksesshëm të Gourcoff në Bordeaux dhe pret që klubi francez të mos arrijë të paguajë shumën prej 12 milionë funtesh që kërkon Milani, për të bërë transferimin e përhershëm.
Drejtuesit e Milanit tash janë duke menduar të tërheqin Gourcuff para se t’ia ofrojnë atë Bayernit në një ofertë që do të përfshijë edhe para kesh, në përpjekje për të marrë Tonin.