Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko thotë se dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në San Siro.
Ukrainasi, i cili për momentin luan për Milanin si i huazuar nga Chelsea, edhe krahas minutave të pakta që aktivizohet, thotë se dëshiron të mbetet me rosonerët.
“Duhet ta pyetni Abramovich për të ardhmen time. Unë dua të mbetem në Milan, por do të duhet të vendosim në fund të sezonit. Nuk ndjehem si lojtar i dikurshëm. Ndjehem fizikisht i fuqishëm dhe dua ta përfundoj karrierën këtu, në Milan”, ka thënë Shevchenko.
“Qëllimi im është të rikthehem në formën më të mirë dhe të luaj në nivelin më të lartë”, ka shtuar më tej ukrainasi.
Postuar: 16:31 / 11 Maj '09 | RSS