Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se sulmuesi Diego Forlan do të mbetet te skuadra kryeqytetase, përkundër spekulimeve se gjatë afatit kalimtar veror ai mund t’i bashkëngjitet Liverpoolit.
“Mendoj se Forlan do të qëndrojë te Atletico edhe sezonin e ardhshëm. Lojtarët mund të luajnë atje ku dëshirojnë, ndërsa ne nuk kemi asnjë problem me të dhe ai është i lumtur këtu”, është cituar Cerezo nga “Marca”.
Forlan ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Atleticon dhe është konkurrenti kryesor i Samuel Eto’o për golashënuesin më të mirë në La Liga me një gol më pak se kamerunasi.