Barcelona raportohet se e ka marrë me seriozitet transferimin e
sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Forlan, pasi nuk arrin të sigurojë
marrëveshje për sulmuesin e Valencias, David Villa.Presidenti
i Valencias, Manuel Llorente, do të mbajë një konferencë për media sot
ku pritet të tregojë të rejat e fundit në lidhje me situatën e David
Villas dhe bashkë-lojtarëve të tij, Juan Mata dhe David Silva.
AS shkruan se Barcelona nuk do të lejojë që situata të zvarritet dhe
nëse Llorente thotë se ai nuk është i gatshëm ta shesë Villan për një
çmim të arsyeshëm, kampioni i Evropës do të rikthehet kah Forlan.
Uruguaiani është favorit i drejtorit të Barcës, Txiki Begiristain, i
cili ka qenë i gatshëm të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Manchester
United para se ish-trajneri Frank Rijkaard ta bllokonte transferimin
dhe të blinte Eidur Gudjohnsen nga