Mesfushori i Milanit, Kaka, në një intervistë të fundit thotë se drejtuesit duhet ta rinojnë klubin dhe shton se mezi pret të rikthehet në lojë në Ligën e Kampionëve.
“Të gjithë e dinë se ekipi ka nevojë të rinohet. Maldini do t’i japë fund karrierës, ndërsa Emerson nuk është më me ne. Kemi nevojë për një ekuilibër të futbollistëve të rinj dhe atyre me përvojë, siç ishim në vitin 2003 kur erdha unë”, ka thënë Kaka.
“Jam i lumtur që sezonin e ardhshëm do të luajmë në Ligën e Kampionëve. Kjo më kishte munguar shumë. Një vit para televizorit i kam përcjellë ndeshjet dhe kam parë disa përballje vërtet interesante. Kjo më ka shkaktuar shumë dhimbje”, shton mes tjerash braziliani.