Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ka tallur Arsenalin e trajnerit Arsene Wenger, pas fitores së thellë të bluve në derbin e djeshëm të Ligës Premier.
“Sigurimi i vendit të tretë më jep mua dhe secilit një kënaqësi të veçantë, duke marrë parasysh situatën në muajin shkurt. Lojtarët reaguan në mënyrë të përkryer dhe unë jam shumë krenar”, ka thënë Hiddink.
Humbja e djeshme prej 4-1, ishte edhe humbja më e thellë e Arsenalit ndaj Chelseat në ligë, që nga viti 1960.
“Kjo tregoi para së gjithash se Chelsea është një prej dy ose tre klubeve më të mëdha në Evropë, por kjo po ashtu do t’i japë mundësi Arsenalit të mendojë më shumë. Kjo mund të jetë një goditje e rëndë dhe t’u tregojë atyre çfarë duhet të bëjnë”, ka shtuar holandezi.