Menaxheri aktual i Chelseat, Guus Hiddink, kishte qenë një prej opsioneve për stolin menaxhues të Barcelonës, ka thënë presidenti i klubit spanjoll Joan Laporta.
Blaugranët kishim menduar t’i ofronin postin e trajnerit të klubit Guus Hiddink, nëse posti nuk do të pranohej nga ish-trajneri Franck Rijkaard.
“Guus Hiddink ishte një prej opsioneve tona. Gjithmonë më ka pëlqyer për përkushtimin dhe si person. Chelsea ka bërë një hap të madh duke caktuar atë në detyrë dhe falë tij ata janë në gjysmëfinale”, ka thënë Laporta për sportiven spanjolle “As”.