Dyqani online i kompanisë Nokia për aplikacione të celularëve në kohën e lansimit do të ketë zgjidhje shumë më të madhe sesa që kanë pasur konkurrentët.
Në një intervistë për revistën Forbes, zëvendëskryetari i Nokias, Niklas Savander, ka vlerësuar se në kohën e lansimit të shërbimit OviStore të kompanisë Nokia në të do të ketë rreth 20.000 aplikacione..
Për dallim nga dyqani App Store i kompanisë Apple i cili në kohën e e lansimit ka pasur rreth 500 aplikacione, derisa Andriod Market ka nisur me rreth 50 aplikacione të reja, megjithatë në Ovi Store do të paraqiten edhe aplikacionet të cilët edhe tanimë janë në dispozicion.
Nokia në SHBA ende nuk ka bërë marrëveshje me ofruesit e shërbimeve mobile rreth pagesës së përmbajtjeve në OviStore.
Lansimi i shërbimit OviStore është përcaktuar për mesin e muajit qershor, derisa modeli i shumëpritur N97 i Nokias do të paraqitet pak kohë pas lansimit të OviStore