Blackburn Rovers ka mposhtur Portsmouthin me rezultat 2-0 në Ewood Park për të garantuar kështu pjesëmarrjen në Premier League edhe në sezonin e ardhshëm.
Një gol kontrovers i shënuar nga Morten Gamst Pedersen pas gjysmë ore lojë solli epërsinë 1-0, të cilën të zgjedhurit e trajnerit Sam Allardyce e dyfishuan pas një penaltie të shndërruar në gol nga Benni McCarthy (58’).
Me tre pikët e reja, Blackburni mbledh 40 pikë në pozitën e 14-të, derisa Portsmouth vazhdoj të jetë në telashe. Edhe pse ende nuk ka zbritur në zonën e rrezikut, Portsmouth mbetet në kuotën e 38 pikëve, shtatë më lartë se pozita e fundit e rrezikuar, ku gjendet Middlesbrough dhe Newcaslte, të cilat ekipe takohet të hënën.