Kompania japoneze TEC është krenare për faktin se miu i tyre kompjuterik me emrin Lingo është më i vogli në botë. Bukur shumë, vetëm kush do ta përdorë se...
Lingo punon me një bateri të thjeshtë AAA, peshon 23 gramë, derisa dimensionet e tij janë 27.5 x 60 x 19 milimetra. Punon pa tela, me largësi deri në 10 metra, derisa bateria i qëndron deri në rreth 15 orë.
Krejt kjo tingëllon që është shumë i lehtë për tu bartur pas vetes dhe praktik kur jeni diku në udhëtim, mirëpo nëse nuk e keni dorën e vogël, përdorimi më i gjatë i këtij miu do të jetë bukur i parehatshëm.
Në çdo rast, nëse dëshironi të bëheni pronar i miut më të vogël në botë, për këtë kënaqësi do të duhet të paguani hiq më pak se 50 dollarë amerikanë.