Pas një qëndrimi të gjatë jashtë fushe si pasojë e lëndimit të gjurit, sulmuesi i Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, është i gatshëm t’i kthehet aksionit.
Holandezi tashmë e ka përfunduar fazën rehabilituese dhe është gati të kthehet në stërvitje me bashkëlojtarët e tij, mirëpo ai nuk është ende i gatshëm për lojë.
Përkundër papërgatitjes së tij fizike dhe ndoshta mungesës së efektivitetin në lojë për shkak të mungesës së gjatë, “Sport” njofton se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit mund të luajë në tri ndeshjet e fundit sezonale të Los Blancos, kundër Villarrealit, Mallorcas dhe Osasunas.