Mesfushori i huazuar te Milani, David Beckham, nuk dëshiron të kthehet te skuadra e tij Los Angeles Galaxy në fund të sezonit, dhe për këtë qëllim i ka angazhuar avokatët e tij që ta shfuqizojnë kontratën me skuadrën amerikane.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se mesfushorit anglez i pëlqen shumë Serie A dhe Milani, prandaj dëshiron të qëndrojë te Rossonerët edhe në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që avokatët e tij po mundohen të gjejnë një rrugëdalje për prishjen e kontratës me skuadrën L.A. Galaxy, pronë e të cilës është Bekcham.
Kontrata aktuale e ish-lojtarit të Real Madridit me skuadrën nga MLS përfundon në nëntor të këtij viti, dhe ai mund të jetë i lirë të luajë për Milanin që nga janari i vitit të ardhshëm, mirëpo Beckham nuk dëshiron ta humbë pjesën e parë të sezonit të ri në Serie A.