Legjenda franceze Zinedine Zidane përkundër se vazhdon të mbetet tifoz i ish-skuadrës së tij Real Madrid, ka pranuar se i ka lënë përshtypje të madhe paraqitja e Barcelonës në ‘el Clasico’, duke i mposhtur Mbretërit me rezultat 6-2.
“Real Madridi duhet ta lë anash idenë e transferimit të lojtarëve nga jashtë dhe të bazohet te lojtarët e rinj (nga shkolla e vet), sikurse Barcelona, që ka kulturë e futbollistike dhe ka sistemin e lojtarëve të rinj”.
“Barca ka lojtarë të tillë si Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi, të cilët kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe është vështirë të ndalen... madje edhe nëse luan në PlayStation”.
“Madje as Reali i kohës së ‘galaktikëve’ nuk mund të krahasohet me nivelin e futbollit që po tregon aktualisht skuadra e Gurdiolas”.
“Madridi duhet ta rikthejë identitetin e vet me një spastrim të domosdoshëm të skuadrës. Te shkolla e Barcës, futbollistët e të gjitha moshave, duke filluar nga fëmijët, e kanë të njëjtën filozofi dhe mentalitet të lojës, sikurse lojtarët e skuadrës së parë”, ka thënë Zizu në një intervistë për “Canal Plus”.