Mbrojtësi i klubit portugez, Porto, Bruno Alves, raportohet se është nën vështrimin e Real Madridit.
Pavarësisht zgjedhjeve presidenciale në Real, stafi aktual i klubit ende është aktiv në tregun e transferimeve, pasi së fundi u bë e ditur se ata kishin dërguar edhe një ofertë në drejtim të sulmuesit të Manchester United, Carlos Tevez, ofertë kjo që u refuzua nga argjentinasi.
Sipas mediave spanjolle Reali ka kthyer shikimin kah një lojtar tjetër, kësaj here i repartit mbrojtës, dhe ky është Bruno Alves. Në konkurrencë për të është edhe Chelsea.