Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka zbuluar listën e 19 personave të cilët do të udhëtojnë në Bernabeu për ndeshjen e sotme El Clasico kundër Real Madridit, dhe në skuadër është përfshirë edhe Thierry Henry.
Francezi, pësoi një dëmtim në qafë në ndeshjes e mesjavës kundër Chelseat, edhe pse vazhdoi të qëndroi në fushë gjatë lojës.
Testet e fundit kanë konfirmuar se francezi është i shëndetshëm dhe do të përfshihet në ekip, edhe pse pritet që ai të qëndrojë në stol, pasi Guardiola dëshiron të pushojë njërin nga treshja e famshme e tij e sulmit.
Rafa Marquez është përjashtimi i vetëm nga emrat e njohur të ekipit. Meksikani dëmtoi gjurin e majtë gjatë të martës dhe do të qëndrojë jashtë fushe për tetë deri në dhjetë javë.
Ekipi prej 19 lojtarësh që do të udhëtojë në Bernabeu:
Portierë: Victor Valdes, Jorquera
Mbrojtës: Dani Alves, Pique, Puyol, Caceres, Abidal, Sylvinho
Mesfushorë: Xavi, Iniesta, Keita, Toure, Busquets, Hleb, Gudjohnsen
Sulmues: Bojan, Messi, Henry, Eto’o
Cili do të ishte formacioni më i mirë për ndeshjen El Clasico?