Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka filluar të stërvitet që nga java e kaluar pas një kohe të gjatë qëndrimi jashtë fushe, mirëpo ai pohon se ende nuk është i gatshëm për lojë.
“Më janë dashur gjashtë muaj që të shërohem dhe tash kam filluar të stërvitem”.
“Dalëngadalë po e kthej nivelin tim të lojës, mirëpo kjo po merr kohë. Po e ndjej që gjuri im ende nuk është gati”, ka thënë ‘shkatërruesi’ për to tuttomercatoweb.
Parashikohej që 31-vjeçari të luante në ndeshjen kundër Juventusit më 10 maj, mirëpo këto deklarata e vënë në dyshim paraqitjen e tij në këtë derbi.