Sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, beson se ka arritur nivelin e duhur të lojës për të mundur të paraqitet për skuadrat e mëdha italiane, Juventus ose Inter.
Sipas spekulimeve në Itlai, Bianconertët janë favoritë për ta transferuar sulmuesin italian në fund të këtij sezoni, mirëpo edhe presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka shprehur haptas interesimin e tij për Quagliarellan.
“Jam mahnitur kur kam dëgjuar se Moratti përmend emrin tim. Të jesh në listën e Interit, Mbretërve të Italisë, është një ëndërr. Interi është një skuadër solide me një trajner të madh. Mendoj se jam i gatshëm të luaj atje”.
“Sezonin e ardhshëm, Juve do të jetë në gjendje për ta fituar Scudetton dhe Ligën e Kampionëve. A do të luaj atje? Është ëndrra ime fëmijërore, e cila vazhdon të jetë e tillë edhe sot...”, është cituar Quagliarella nga “La Gazzetta dello Sport”.