Mediat italianë spekulojnë që kohës së Claudio Ranierit te Juventusi po i vjen fundi, ndërsa ish-mesfushori bardhezi, aktualisht trajner i Barit, Antonio Conte, pritet ta marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër.
Sipas “Corriere dello Sport”, me ardhjen e Fabio Cannavaros, mbrojtja e Juves do të duket më stabile, ndërsa Bianconerët planifikojnë forcimin e mesfushës dhe sulmit.
Talenti i Arsenalit, Theo Walcott, është futur në listën e ngushtë të lojtarëve të cilët do të transferohen këtë verë, ndërkohë që mesfushori i Valencias, David Silva, dhe asi i Werder Bremenit, Diego, vazhdojnë të jenë në listën e dëshirave të Juves.