Sipas tablodit britanik "The Daily Mirror", pasanikët nga Liga Premier, Manchester City, në fund të sezonit do të bëjnë një ofertë për anësorin e Real Madridit, Arjen Robben.
Holandezi nuk bën pjesë në planet e presidentit në ardhje Florentino Perez, prandaj madrilenët do të shqyrtojnë ofertat për largimin e tij.
Pritet që City të ofrojë 20 milionë euro për shërbimet e Robbenit, ndërsa kjo vlerë do t’i kënaqë kërkesat e Los Blancos.
Përveç Cityt, edhe Inter dëshiron shërbimet e holandezit, i cili gjatë qëndrimit te Chelsea nuk kishte kaluar formën më të mirë, prandaj Jose Mourinho dëshiron ta shfrytëzojë tani.