Sipas të përditshmes torineze "Tuttosport", Genoa ka marrë një ofertë prej 25 milionë eurosh për ta lëshuar kalimin e mesfushorit Thiago Motta tek Inter.
Ish-mesfushori i Barcelonës ka treguar një formë të mirë gjatë sezonit të tij të parë në Serie A, ndërsa trajneri i zikaltërve Jose Mourinho dëshiron që ta ketë atë në skuadër.
Përveç Mottas, liderët e Kampionatit italian dëshirojnë ta transferojnë nga Genoa edhe sulmuesin Diego Milito, i cili ka shënuar 16 gola në Serie A.