Autori i golit të vetëm për Manchester United në fitoren e mbrëmshme ndaj Arsenalit, John O'Shea, është i ngazëllyer me golin e shënuar.
Irlandezi thotë se ka qenë babai ai i cili i ka rënë i pari në mend pasi ka shënuar golin e fitores, në prag të pritjes së ditëlindjes së 28-të të tij, të cilën e feston sot.
“Është një dhuratë më e hershme për ditëlindjen time, por duhet t’ia dedikoj këtë gol babait tim. Ai ka kaluar ca kohë të vështira së fundi, dhe jam i sigurt se do të buzëqeshë ca”, ka thënë OShea.
“Në pjesën e parë, mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë. Portieri i tyre bëri disa mbrojtje të mira. Ne kemi avantazhin, e ruajtëm portën të paprekur dhe e dimë se jemi në gjendje të shënojmë edhe gol në udhëtim në Emirates. Por asgjë ende nuk ka marrë fund”, ka shtuar autori i golit.