Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ka etiketuar golin e tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Portoss si golin më të bukur që ka shënuar ndonjëherë.
Anësori portugez shënoi në minutën e gjashtë të ndeshjes nga 27 metra largësi për t’i dhënë fitoren minimale Manchester United, fitore kjo që e kualifikoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ky është goli im më i mirë që kam shënuar. Ishte një goditje fantastike dhe nuk mund të pres ta shoh sërish në DVD. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Ronaldo.