Modeli i ri sportiv në gamën Q3 të prodhuesit Audi do të paraqitet në vitin 2011. Audi ditë më parë ka konfirmuar zyrtarisht se prodhimi i këtij modeli do të zhvendoset në fabrikat e Seatit në Martorell, në Spanjë, për t’u ruajtur 1.200 vende pune të punësuarve të atjeshëm.
Në kompani për një kohë kanë shikuar mundësinë e prodhimit të këtij modeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kriza aktuale ekonomike është shkak pse kjo nuk ka ndodhur.
Audi është një prej kompanive të rralla e cila është duke bërë afarizëm me profit përkundër turbulencave të theksuara në tregun e automjeteve, derisa në Seat janë më shumë më se të kënaqur me këtë hap dhe vazhdimin e bashkëpunimit me brendin e njohur botëror.