Operatori i dytë më i madh i telefonisë mobile në Japoni, KDDI au, e ka zbuluar modelin e vet të parë veror të celularit i cili do të bëj revolucion në treg.
Në fakt, kompania KDDI au në bashkëpunim me atë Sharp këtë verë do të paraqes celularin e vet rezistues ndaj ujit, bateria e të cilit do të mbushet me anë të energjisë solare.
Bateria e këtij telefoni do të jetë e plotë vetëm pas dhjetë minutash të ekspozimit në dritën e diellit, derisa specifikat tjera si dhe emërtimi nuk janë bërë të njohura.
Lajmi më së shumti i ka gëzuar aktivistët për mbrojtjen e mjedisit të cilët për nj kohë të gjatë tërheqin vërejtjen për materiet e dëmshme të baterive të hedhura të celularëve të cilat ndotin mjedisin.
Celulari i ri në tregun japonez vjen në muajin qershor, derisa plane për zgjerimin e tregut tani për tani nuk ka.