Pas humbjes minimale nga Chelsea, menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, konfirmoi se ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare.
“Sapo kam nënshkruar kontratën dhe jam i ngazëllyer. Jam shumë i kënaqur. Kemi një projekt këtu të cilin po e shtyjmë përpara me stafin teknik”, ka thënë Zola.
“Ne po punojmë së bashku, besojmë në projektin dhe do të bëjmë gjithçka që ai të ndodhë”, ka shtuar italiani.