Mediat angleze përcjellin lajmin se Roberto Mancini dëshiron ta pasojë Mark Hughes në stolin e trajnerit të Manchester Cityt.
Daily Star ka shkruar se disa agjentë me ndikim nga Italia, bëjnë presion në ish-trajnerin e Interit, që ai ta marrë kreun Manchester Cityt.
Pozita e Hughes është cak i spekulimeve që kur klubi anglez u ble nga Abu Dhabi United Group edhe pse pronarët arab janë deklaruar se dëshirojnë ta mbajnë anglezin në detyrë edhe në sezonin e ardhshëm.
Por, në rast të moskualifikimit për në garat evropiane, ekziston edhe opsioni i zëvendësimit të trajnerit, ndërsa në stol do të mund të vinte trajneri i papunë Roberto Mancini.