Piloti i Red Bull, Mark Webber, do t’i nënshtrohet sërish operacionit në këmbën të cilën e theu vitin e kaluar pas një aksidenti me biçikletë në Tasmania.
Weber, i cili në garën e fundit në Nurburgring doli për herë të parë fitues i Çmimit të Madh të Gjermanisë, do t’i nënshtrohet operacionit për largimin e shufrave të titanit nga këmba e tij e djathtë.
Piloti i Formula 1 do t’i nënshtrohet operacionit menjëherë pas garës për Çmimin e Madh të Hungarisë, ndërsa do të ketë në dispozicion katër javë për t’u rikuperuar dhe për të qenë i gatshëm që ta zhvillojë garën për Çmimin e Madh Evropian në Valencia të Spanjës që mbahet më 23 gusht.