Sipas tabloidit britanik "The Sun", Tottenham Hotspur planifikon të bëjë ofertë për mesfushorin anglez David Beckham.
Spursat planifikojnë të shpenzojnë afër 45 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, që në sezonin e ardhshëm të kërkojnë një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.
Njoftohet se Harry Redknapp ka bërë listën e ngushtë të lojtarëve të cilët dëshiron t’i transferojë, ndërsa njëri prej tyre është ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, David Beckham.
33-vjeçari aktualisht është i huazuar te Milani nga skuadra amerikane LA Galaxy, të cilës duhet t’i kthehet në qershor. Megjithatë dëshira e Beckhamit për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror 2010 do ta detyrojë të qëndrojë në një skuadër evropiane, prandaj Tottenham planifikon të ndërhyjë për ta kthyer atë në Ligën Premier.