Mediat angleze përcjellin lajmin se Tottenhami është klubi i fundit i cili i është bashkuar garës për të marrë shërbimet e Carlos Tevez, ndërsa spekulimet për kalim të tij në City janë më të zëshme.
Tevez së fundi deklaroi se do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, pas një periudhe dyvjeçare ‘huazimi’ në Old Trafford.
The Sun ka shkruar se trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është i fundit nga Premier League që ka shprehur dëshirë për të angazhuar argjentinasit. Sipas këtij tablloidi anglez, Redknapp është i gatshëm të paguajë 25 milionë funte për të marrë shërbimet e Tevez.
Në anën tjetër edhe Manchester City është përmendur si një destinacion i mundshëm i argjentinasit, edhe pse Mark Hughes nuk ka dashur të komentojë për transferime nga klubi rival i qytetit.