Manchester United i është ofruar shërbimi i Emmanuel Adebayor gjatë ditës së djeshme, pasi negociatat me Manchester Cityn u bllokuan, shkruajnë mediat angleze.
Daily Mail shkruan se negociatat e Adebayor rreth kalimit në Manchester City për një shumë prej afro 25 milionë eurosh u gozhduan, pasi sulmuesi kërkonte 170 mijë funte në javë, por klubi kishte kërkuar ulje të kësaj shifre pasi ka kuptuar se janë ofruesit e vetëm për të.
Ata vazhdojnë të mbeten të sigurt se Adebayor do të pranojë ulje të dukshme të ofertës dhe do të nënshkruajë sot, pasi i është dhënë leja e punës mbrëmë.
Por, përfaqësuesi i sulmuesit nga Togo mund të ketë prishur tashmë simpatinë e fansave të Cityt për lojtarin, duke u përpjekur të nxjerrë një ofertë nga United. Por kampioni i Ligës Premier ka refuzuar rastin për të ofruar për 25-vjeçarin dhe për të nxitur Cityn t’ia rritë pagën lojtarit.