Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka thënë në një intervistë të fundit se këtë shkallë të karrierës ku gjendet ai, paratë luajnë rol kyç.
“Gjithçka rrotullohet rreth parasë dhe kështu është në jetë. Kur jemi të rri luajmë për shkak të dashurisë ndaj parasë, luajmë me ngazëllim për shkak të vetë lojës. Menjëherë sapo arrini fazën e profesionistit dhe luani në Ligën e Kampionëve, flasim për para”, ka thënë Adebayor.
“Nëse nuk bëhet fjalë për para, pse luaj për Arsenalin? Nëse nuk bëhet fjalë për para do të mbetesha në vendin tim, ku të gjithë më duan. Nëse nuk bëhet fjalë për para nuk do të vija në Evropë”, ka shtuar sulmuesi i Togos.
Ish-sulmuesi i Monacos, së fundi ka zbuluar se ishte në kontakte me zëvendës-presidentin e Milanit, Adriano Galliani.