Mediat spanjolle kanë përcjellë lajmin se në Santiago Bernabeu
do të grumbullohen më shumë se 75 mijë fansa për të parë prezantimin e
Cristiano Ronaldos.AS dhe Marca kanë shkruar se stadiumi i
Realit do të jetë i mbushur përplot, edhe pse ky nuk do të jetë derbi
në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, por prezantimi i futbollistit
më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Cristiano Ronaldo, i cili i kushtoi Realit 94 milionë euro, do të
paraqitet për të parën herë para publikut spanjoll sonte në ora 21.
Të bazuar në praninë e 50 mijë fansave që ndoqën prezantimin e Kaka një
javë më parë, Reali ka dyfishuar stafin në Bernabeu për ngjarjen e
sotme.
Nuk do të jenë vetëm fansat spanjoll që do të ndjekin portugezin, por
pritet të ketë të ardhur edhe nga Portugalia për të parë Alfredo di
Stefano i cili do t’ia dhurojë fanellën me numër 9 Ronaldos