Njoftohet se Manchester Unitedi do të konkurrojë me rivalin e
qytetit Manchester City për të siguruar shërbimet e sulmuesit të
Barcelonës, Samuel Eto’o.“News of the World”
shkruan se kamerunasi do të largohet nga Camp Nou këtë sezon, ndërsa
nëse Djajtë e Kuq dëshirojnë ta angazhojnë atë, ai është pajtuar t’i
zvogëlojë kërkesat e tij vetëm që të luajë në Old Trafford.
City është shumë i interesuar për sulmuesin dhe i ka ofruar para të
majme atij, mirëpo emri i Manchester Unitedit, mund të bëjë që
kamerunasi të heqë dorë nga paga e lartë.