Mbrojtësi 24-vjeçar i Milanit, Thiago Silva, dëshiron të ndjekë
hapat e bashkëkombësit të tij, Ricardo Kaka, dhe të hyjë në historinë e
Milanit duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.“Nuk
kam luajtur gjashtë muaj dhe kjo më ka lënduar, mirëpo tani do të vijnë
shumë gjëra të mira, Scudetto dhe Liga e Kampionëve, ndërsa Milani mund
të arrijë sukses në të dyja frontet”.
“Dëshiroj të hy në historinë e Milanit, ashtu siç bëri Kaka. Nëse
dëshmoj vlerat e mia, po ashtu mund të kthehem edhe në përfaqësuesen e
Brazilit”, ka thënë Silva për “Jornal do Brasil”.