"La Nazione" njofton se mbrojtësit e Romës, Christian Panucci dhe Juan, nga sezoni i ardhshëm mund ta veshin fanellën vjollce.
Giallorossët nuk kanë arritur të sigurojnë një vend për Ligën e Kampionëve, ndërsa Fiorentina është vetëm një pikë larg për ta siguruar pozitën e katërt, prandaj ka nevojë për këta dy mbrojtës me përvojë në garën më të madhe të futbollit evropian për klube.
I vetmi problem mbeten pagat e lojtarëve, të cilat janë të larta në krahasim me mesataren e lojtarëve të Violas.
Fiorentina ka edhe planin e dytë, nëse dështon t’i angazhojë Panuccin dhe Juanin, atëherë do angazhojë dyshen e Udineses, Cristian Zapata dhe Felipe.